Kosova do të luajë përballet Gjeorgjisë nesër nga ora 18:00 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2020.
Para ndeshjes ka folur përzgjedhësi Bernard Challandes, ku u ndal edhe te mungesat e Kosovës.
“Ne jemi në një situatë të vështirë, kemi mungesa të shumtë të lojtarëve, shkaku i lëndimeve, disa lojtarë janë pa ekip dhe nuk kemi arritur t’i ftojmë ndërsa disa të tjerë kanë probleme shëndetësore”.
“Kështu ne kemi vendosur të ftojmë disa emra të rinj dhe t’iu japim rastin futbollistëve të tjerë që të kemi më shumë opsione”.
“Mungojnë Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova pasi të dy pasi vijnë pas një periudhe e lëndimeve, të dy janë operuar dhe nuk janë të gatshëm fizikisht për këtë duel”.
“Gjithashtu na mungon edhe Blendi Idrizi futbollistë i Schalkes, ndërsa për shkak të situatës me COVID-19 në këtë duel do të na mungojë edhe Milot Rashica”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/