Site icon Telegrafi

Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani – Kosovë

UEFA sot ka njoftuar përmes faqes zyrtare se ka nisur procedurat për Rumaninë dhe Kosovën, duke u bazuar në nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s.

UEFA njoftoi se kishte hapur “procedura disiplinore” pas incidenteve në ndeshjen Rumani-Kosovë, e cila në kohën shtesë, kur rezultati ishte 0-0, Kosova u larguan nga fusha, pasi tifozët rumunë filluan thirrjet “Serbi, Serbi” dhe hodhën karrige në fushë.

Lexo po ashtu UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht

Vendimet e tjera do të merren në bazë të këtij neni, ku deri tani dy federatat kanë dërguar argumentet e tyre.


Por çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet dhe mund të fillojë procedim disiplinor.

1/ Procedurat hapen nga administrata e UEFA-s:

a) bazuar në raportet zyrtare;
b) nëse është paraqitur një protestë;
c) me kërkesë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, presidentit ose sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s;
d) me kërkesë të inspektorit të etikës dhe disiplinës;
e) bazuar në dokumentet e marra nga një autoritet publik;
f) nëse është paraqitur një ankesë për shkelje të mundshme disiplinore, me miratimin e një inspektori të etikës dhe disiplinës, sipas paragrafit të mëposhtëm:

2/ Kur bëhet një ankesë, ajo duhet të vlerësohet nga një inspektor i etikës dhe disiplinës. Sipas gjykimit të tij, inspektori mund të vendosë të mos miratojë hapjen e procedurës, nëse nuk ka arsye të forta për ta bërë këtë.

Në rast se paraqitet një ankesë, një inspektor i etikës dhe disiplinës duhet ta vlerësojë atë. Inspektori i etikës dhe disiplinës mund të vendosë, sipas gjykimit të tij, të mos miratojë hapjen e procedurave nëse nuk ka arsye të vlefshme për ta bërë këtë. Mungesa e arsyeve të vlefshme ndodh, për shembull, kur çështja mund të zgjidhet në nivel kombëtar, mund të ishte subjekt i një proteste, nuk lidhet me një shkelje të mundshme disiplinore, kur pala që paraqet ankesën nuk ka një interes ligjor të denjë për mbrojtje, ose kur organet disiplinore të UEFA-s nuk kanë juridiksion të dukshëm mbi çështjen.

3/ Një vendim nga një inspektor i etikës dhe disiplinës për të mos miratuar hapjen e procedurave mund të apelohet para Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës brenda pesë ditëve pas njoftimit të vendimit.


Të dyja palët besojnë se kanë argumente për të fituar ndeshjen në “tavolinë”.

Por, pavarësisht kësaj edhe nëse fitorja 3-0 do t’i jepej Kosovës, renditja do të mbetet e njëjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version