Site icon Telegrafi

Çfarë do të thotë nëse keni nevojë vazhdimisht t’i numëroni gjërat rreth vetes – dhe kur kjo mund të bëhet e rrezikshme

Shumica e njerëzve lidhen për numra të caktuar, mirëpo nuk kanë të gjithë problem shëndetësor

Njerëzit të cilët i numërojnë gjërat rreth vetes gjatë gjithë ditës shpesh vuajnë nga çrregullimi opsesiv-kompulsiv dhe nuk munden lehtë t’i eliminojnë atë shprehi, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ndonjëherë sjellja e këtillë është pasojë e sëmundjeve të ndërlikuara neurologjike dhe psikike, andaj këshillohet shkuarja te psikiatri në mënyrë që të përcaktohet diagnoza e vërtetë.

Numërimi kompulsiv dhe çrregullimi opsesiv-kompulsiv

Numërimi kompulsiv është simptomë e shpeshtë e çrregullimit opsesiv-kompulsiv. Njerëzit të cilët vuajnë nga mënyra e këtillë e numërimit të gjërave rreth vetes shpesh konsiderojnë që disa numra kanë domethënie të veçantë në jetët e tyre, andaj bëjnë aksione të veçanta bash kur është ai numër. Në atë mënyrë ata sigurohen që ndihen mirë.

Njerëzit të cilët numërojnë në mënyrë kompulsive mund ta bëjnë atë edhe pa u menduar thellë për atë numër. Ata më së shpeshti numërojnë çdo hap, veturat të cilat kalojnë, poçet, pllakat etj. Ky numërim mund të jetë veprim në mendje, por edhe veprim fiziologjik me zë.

Njerëzit të cilët numërojnë gjithashtu nuk kanë arsye të qartë për numërim, mirëpo pas numërimit të tyre shpesh fshihet së paku ndonjë frikë e cila i orienton. Pra, ata mendojnë që do t’u ndodhë diçka e keqe, nëse nuk e kalojnë rrugën me katër hapa apo nëse nuk e shikojnë orën në kohën e caktuar. Janë thellë të lidhur me numërimin e gjërave, sepse pasiguria emocionale i nxit për këtë veprim.

Çrregullimi opsesiv-kompulsiv i bazuar në frikë më së shpeshti është i lidhur me ekzistencën e të sëmurit apo të familjes së tij. Edhe pse të sëmurët janë të vetëdijshëm që frikët janë irracionale, ata nuk mund t’u shmangen, sepse mendja e tyre vepron aq fuqishëm sa që atyre u duket si opsion i mirë që të bëjnë një numër të caktuar të përsëritjeve “sesa t’i arrijë karma”.

Numërimi kompulsiv dhe ankthi

Te njerëzit të cilët vuajnë nga ankthi dukuri e shpeshtë është që të lidhen për numra të caktuar, aq më parë kur përpiqen të ndërpresin sulmin e panikut. Atëherë ata dinë të numërojnë marrjen e frymës dhe nxjerrjen e frymës në mënyrë që të refuzojnë fokusin e mendimeve nga sulmi në këndellje.

Nëse veprimet e këtilla, përkatësisht ushtrimet, nuk ndryshohen në periudhë të caktuar kohore mund të kalohet në numërim opsesiv dhe mundtë zhvillohet çrregullimi opsesiv-kompulsiv si pasojë e ankthit.

Numërimi kompulsiv dhe dhembja e kokës

Nëse numërimi kompulsiv shoqërohet me dhembje koke apo me ndonjë simptomë tjetër fiziologjike siç është krupa etj., atëherë është e domosdoshme vizita te neurologu, sepse është i mundshëm që të zhvillohet ndonjë sëmundje më e rrezikshme, siç janë tumori në tru dhe skleroza multiple.

Llojet më tipike të numërimit kompulsiv
– numërimi i hapave,
– numërimi i objekteve,
– numërimi me zë,
– numërimi në mendje,
– numërimi i numrave në aparate.

/Telegrafi/

Exit mobile version