Gjithmonë dëgjojmë lajmë se ky futbollist ishte shumë afër këtij klubi, por detajet bën që marrëveshja të mos mbyllej.
Ka shumë lajme të tilla, sa që shumë shpesh i lidhin edhe yjet më të mëdhenj të futbollit me klube modeste.
Më poshtë i gjeni 15 raste, kur nëse ato transferime apo marrëveshje do të mbylleshin, historia e futbollit do të ishte ndryshe.
Xavi në Brazil
“Është e vërtetë që kam folur me Brazilin”.
“Ideja ishte të ndihmoja Tite dhe të merrja skuadrën pas Kupës së Botës, por ëndrra ime ishte të vija te Barcelona”, ka thënë Xavi në prezantimin e tij në Barcelonë.
Cristiano Ronaldo në Valencia
Në vitin 2003, ish-presidenti i Valencias, Juan Soler, ishte i qartë: “Cristiano ishte një kafe larg nënshkrimit me Valencian”. Sekretari teknik i klubit, Pep Claramunt, e pa atë disa herë për Sporting CP dhe rekomandoi nënshkrimin e tij. Ronaldo, vite më vonë, pranoi se kur: “kishte luajtur disa ndeshje me Sportingun, mora vëmendjen nga disa klube evropiane si Interi, Arsenali dhe Valencia”.
Mbappe te Real Madrid
“Qava kur kuptova se nuk mund të shkoja në Madrid”, deklaroi së fundmi Mbappe për lëvizjen e tij të dështuar gjatë verës. Los Blancos ofroi 200 milionë euro, por PSG nuk do të negocionte.
Gareth Bale në Arsenal
Arsene Wenger refuzoi të nënshkruajë me Gareth Bale kur ai ishte në Southampton.
Leo Bonucci te Manchester City
“Isha gati të firmosja për Manchester Cityn në vitin 2016”, zbuloi Bonucci. Vitin e kaluar fola sërish me Pepin sepse ai më donte sërish, por i thashë: “Juventusi është shtëpia ime, jam i lumtur këtu”.
De Gea në Real Madrid
Në verën e vitit 2015, Real Madridi e kishte përfunduar marrëveshjen me De Gean, vetëm që vonesa e faksit bëri që përfundimisht ky kalim të dështojë.
David Beckham në Barcelonë
Kur kandidoi për herë të parë për t’u bërë president i Barcelonës në vitin 2003, Joan Laporta këmbënguli se do të nënshkruante me David Beckham, por anglezi u transferua te rivalët e Real Madridit. Megjithatë, Laporta kompensoi premtimin e tij të thyer, duke nënshkruar në vend të tij me Ronaldinhon.
Mendieta te Real Madrid
Mesfushori kishte vendosur të kalonte te mbretërit, por presidenti i Valencias, Pedro Cortes e bllokoi lëvizjen. Ai përfundoi te Lazio dhe nuk u rikthye kurrë në maksimumin e tij.
Juan Roman Riquelme në Atletico Madrid
Marrëveshja u ra dakord, sipas trajnerit të atëhershëm Javier Aguirre, vetëm që Rojiblancos u tërhiqen në fund.
Fernando Hierro te Atletico Madrid
Tani një ikonë e Real Madridit, por Fernando Hierro ishte afër t’i bashkohej Atleticos, por “Los Blancos” ndërhyn dhe paguan një shumë të papërcaktuar presidentit të Rojiblancos, Jesus Gil, i cili bëri që mbrojtësi të kalojë te Los Blancos.
Pep Guardiola në Manchester City
Në vitin 2005, pas largimit nga Barcelona, Guardiola pati një provë me Manchester City, por trajneri Stuart Pierce e refuzoi.
Carles Puyol në Real Madrid
“Hera e parë që Madridi më thirri ishte sezoni pasi Figo nënshkroi dhe e dyta ishte kur Camacho nënshkroi për Real Madridin [si trajner] dhe ai donte Ronaldinhon dhe mua. Unë thashë jo të dyja herët”, tregon qendërmbrojtësi.
Pedri në Real Madrid
“Ra shumë borë, ai mund të stërvitej vetëm dy herë”, zbulon Manolo Diaz, ish-drejtor i akademisë së Los Blancos, ndërsa Pedri ishte gati të nënshkruante për Los Blancos.
/Telegrafi/