Site icon Telegrafi

Çfarë mund të ndiqni sonte në emisionin për ekonominë e Kosovës ‘7 Ditë me Panxhën’

Sonte në emisionin “7 Ditë me Panxhën”, do të mund ta ndiqni një episod kushtuar plotësisht ndërmarrësisë, duke ofruar intervista në studio, storie, statistika e Vox Pop.

Mbrëmjen e së premtes e nisim me disa statistika vendore e ndërkombëtare mbi suksesin e ndërmarrjeve të reja, karakteristikat dhe regjionet ku nisin ato. Pastaj, në “7 Ditë me Panxhën”, vjen një storie për ndërlidhjen e leximit, si trajektore e suksesit në fushën e ndërmarrësisë.

Intervista në studio, këtë javë është realizuar me Arta Istrefin, Përfaqësuese për Kosovë e Programit Zviceran të Ndërmarrësisë, më të cilën është bashkëbiseduar për ekosistemin e ndërmarrësisë në Kosovë.

Tutje, sonte në “7 Ditë me Panxhën”, keni mundësinë ta ndiqni rubrikën Made in Kosova, e cila sjell një storie të këndshme të realizuar në BoneVet.

E për fund, kemi intervistën e dytë në studio, ku me Art Shalën, Drejtor Ekzekutiv XPR Consulting, është biseduar për gjetjen e tregjeve të reja.

Andaj, mos e humbisni një super emision, sonte prej orës 20:45 në Klan Kosova.

Exit mobile version