Site icon Telegrafi

Çfarë lidhje kanë mes vete Monika Salihu dhe Rita Ora?

Këngëtarja Monika Salihu është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së saj në spektaklin shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova.

Ajo u eliminua nga gara të premten, pas qëndrimit mbi një muaj në shtëpinë më të famshme në vend.

Me daljen e saj, Monika deklaroi se kishte për qëllim që të rikthehej në skenë, pasi tanimë i është rikthyer muzikës pas 12 vitesh në një zhanër krejt tjetër nga ai që ka kënduar përpara.

Lexo po ashtu E eliminuara e mbrëmjes në BBVK, Monika Salihu: U binda që nuk jam për atë lojë

Por megjithëse të gjithë e njohin si e bija e ish-kampionit botëror të boksit, Aziz Salihu, Monika ka të afërm një tjetër yll me renome botërore, Rita Orën.

Monika Salihu (Foto: Monika Salihu/Instagram)

Monika, e cila njihet për këngët e saj “Çika e boksierit” dhe “Tip Narcizoid”, ka zbuluar se gjyshi i saj është vëlla me gjyshin e Rita Orës. Kjo do të thotë se Rita dhe Monika janë kushërira.

Kjo lidhje familjare vjen nga ana e nënës së Monikës, Agime Sahatçiu, e cila ka origjinë nga Peja dhe është vajza e xhaxhait të babait të Ritës, Besnik Sahatçiu.

“Gjyshi im dhe gjyshi i Ritës janë vëllezër. Nëna ime e ka vajzën e djalit të xhaxhait. E kam shumë të afërt. Unë jam më e madhe se ajo shtatë-tetë vite më e madhe se ajo, por unë e mbaj mend Ritën si të vogël kur vinte në Prishtinë dhe më dëgjonte mua duke kënduar, se vinte te gjyshja e vet, pastaj vinte edhe te ne”, kishte rrëfyer Monika vitin e kaluar në një intervistë për emisionin “1 Natë”.

Rita përndryshe pak ditë më parë ishte në vendlindje për vizitë, ku u takua me familjarët e saj dhe shoqërinë e vjetër në Prishtinë. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)
Exit mobile version