Përfaqësuesja e Brazilit e ka ftuar David Neresin e Ajaxit për të zëvendësuar Vinicius Juniorin e lënduar.
22-vjeçari ishte një nga më të mirët për skuadrën holandeze në fitoren 4-1 në Santiago Bernabeu, një fitore që e eliminoi Real Madridin nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve dhe mos të harrojmë se në këtë ndeshje shikuam edhe një gol nga ai.
Neres mori vendin e Vinicius, i cili e lëndoi gjurin e tij në ndeshjen ndaj Ajaxit.
Tani ylli i Ajaxit do të jetë pjesë e skuadrës së Brazilit për ndeshjen miqësore ndaj Paramas në Porto më 23 mars, por edhe ndaj Republikës së Çekisë tre ditë më vonë.
Vlen të theksohet se Brazili ka fituar të gjashtë ndeshjes që nga eliminimi në Kampionatin Botëror në korrikin e 2018 nga Belgjika. Ndërsa më poshtë keni listën e plotë të lojtarëve të ftuar për dy miqësoret e radhës:
Portier: Alisson (Liverpool), Ederson (Man City), Weverton (Palmeiras).
Mbrojtës: Dani Alves (PSG), Danilo (Man City), Filipe Luis (Atletico Madrid), Alex Sandro (Juventus), Eder Militao (Porto), Marquinhos (PSG), Miranda (Inter), Thiago Silva (PSG).
Mesfushorët: Allan (Napoli), Arthur (Barcelona), Casemiro (Real Madrid), Fabinho (Liverpool), Felipe Anderson (West Ham), Lucas Paqueta (AC Milan), Coutinho (Barcelona).
Sulmuesit: Everton (Gremio) Roberto Firmino (Liverpool), Gabriel Jesus (Man City), Richarlison (Everton), David Neres (Ajax). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Z5bW4p5q-cM