Myshqet në sasi të vogël i kemi në organizëm, megjithatë kur kemi disbalancë të florës normale atëherë favorizohet rritja e tyre dhe kjo shkakton probleme shëndetësore.
Specialistja e mikrobiologjisë, Afërdita Kuqi Hyseni në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka treguar lidhur me simptomat dhe problemet që shkakton rritja e myshqeve në zorrë.
“Myshqet realisht në sasi të vogla i kemi në organizëm, në zorrë. Në momentin që kemi disbalancë në mes florës normale, atëherë favorizohet rritja e myshqeve. Zakonisht pacientët kanë fryrje, diare, ndryshime në lëkurë dhe është një problematike e madhe”, tha ajo.
Doktoresha theksoi tutje se ato mund të shumohen edhe nga përdorimi i antibiotikëve për një kohë të gjatë.
“Po ashtu rritja e tyre mund të favorizohet nga përdorimi i sheqernave të rafinuar, nga karbohidratet, stresi mund të jetë një ndër arsyet, imuniteti ka rol të madh, atë që kanë imunitet të zvogëluar, si dhe ata që kanë çrregullime hormonale”, tha ndër të tjera doktoresha.
Podcastin e plotë, ku doktoresha Kuqi flet për përdorimin e tepruar të antibiotikëve, strishot e fytit, hundës e veshëve, CRP, helikobakterin, e parazitët e myshqet në zorrë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/