Site icon Telegrafi

Çfarë është dieta e ujit? Mund t’i humbni edhe deri në pesë kilogramë në javë

Dieta e ujit nuk nënkupton meny super të saktë, por bazohet në rregulla të caktuara

Para së gjithash, gjëja e parë dhe më e rëndësishme që menjëherë sapo të zgjoheni nga gjumi të pini një gotë ujë, ndërsa kafjallin duhet ta hani 45 minuta më pas.

Sugjerohet që një gotë ujë të pihet gjysmë ore para çdo vakti, për ta nxitur gjithë organizmin të punojë më mirë dhe bashkë me këtë një gotë ujë para çdo vakti do t’ju ulë apetitin.

Gjatë kohës së vakteve dhe një orë pas vaktit nuk duhet të konsumoni ujë, por rekomandohet që uji të ketë temperaturë dhome, jo të jetë i ftohtë, transmeton Telegrafi.

Nëse pini kafe, rekomandohet që gjatë kësaj diete të mos pini më shumë se një filxhan në ditë dhe të pini dy gota ujë me atë filxhan për të kompensuar sasinë e ujit që do të nxirrni nga organizmi duke pirë kafe, pasi kafeja vepron si diuretik.

Menyja gjatë dietës me ujë duhet të bazohet në qumësht dhe produkte qumështi me pak yndyrë. Gjithashtu, prioritet në të ushqyer duhet t’i jepet peshkut, prodhimeve të detit, mishit të të rinjve pa dhjamë, perimeve, frutave, si dhe një sasi më të vogël drithërash.

Eliminoni nga menyja ëmbëlsirat dhe ushqimet e përgatitura në mënyrë industriale.

Dieta me ujë gjithashtu mbron marrjen e reduktuar të kripës, d.m.th. duhet të zvogëloni marrjen e përditshme të kripës në gjysmë.

Shembull i menysë:

Kafjalli: Bollgur (2 lugë tërshërë) + një lugë çaji rrush të thatë + gjysmë banane.
Mesdreka: 2 mollë ose dardha të mëdha me lëng ose 250-300 g fruta të stinës.
Dreka: 250-350 gr lëng mishi të trashë të bërë nga perime të përziera të stinës, me pak kripë dhe barishte.
Mesdarka: Një copë fruta me lëng ose një copë bukë e thekur.
Darka: Një copë mish i pjekur në skarë ose fileto peshku me një sallatë të madhe të përzier me perime të freskëta. /Telegrafi/

Exit mobile version