Kreu i Komunës, Shpend Ahmeti, në një deklarim për KTV-në ka thënë se mund të mbahet një referendum qytetar, teksa subjektet e tjera, shoqëria civile dhe arkitektë nuk janë për dy opsionet e mësipërme, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Mendoj se duhet të marrin vendim qytetarët e Prishtinës, pse jo edhe me referendum. Mirëpo, nëse është e mbrojtur nga Ministria a Qeveria si monument i trashëgimisë kulturore, mendoj se duhet të ruhet”, është deklarata e Ahmetit, i cili e ka vlerësuar si paradoks që sheshi e ka emrin “Adem Jashari”, kurse në të gjendet përmendorja e bashkim-vëllazërimit.
“Kjo nuk shkon, ose duhet t’ia ndërrojmë emrin, ose duhet të ndërmarrim diçka”, ka thënë Ahmeti.