Site icon Telegrafi

Çfarë dihet deri më tani për zjarret në Kaliforni?

Kalifornia po vazhdon të përballet me zjarret që kanë nisur tash e disa ditë ndërsa po shkakton viktima dhe dëme materiale.

Autoritetet e qarkut të Los Angelesit kanë mbajtur një konferencë për media gjatë ditës së sotme dhe kanë përditësuar informatat me publikun.

Këto janë informacionet kyçe që morëm rreth zjarreve nga autoritetet e qarkut të Los Angelesit, shkruan cnn.

Lexo po ashtu Të burgosurit angazhohen në shuarrjen e zjarreve në Kaliforni

Sot fillojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit me ndihmën e qenve kërkues për të gjetur të humburit dhe ribashkuar familjet, tha sherifi Robert Luna.

Numri i viktimave të konfirmuara mbetet 11, ndërsa 13 persona konsiderohen të zhdukur.

Derisa, pranë zjarrit janë arrestuar 22 persona. Sherifi paralajmëroi se kushdo që shkel orën e policisë do të arrestohet dhe mund të përfundojë në burg.

Sistemi i paralajmërimeve të urgjencës, që ka dështuar, po riparohet, dhe drejtori i shërbimit të menaxhimit të emergjencave e ka përshkruar gabimin si “të papranueshëm”.

Lexo po ashtu A i parashikuan 'The Simpsons' zjarret në Los Angeles? Shpërndahet një episod që tregon skena të ngjashme me ngjarjen aktuale

Mbi 7000 objekte janë shkatërruar nga zjarri në Eaton.

Zjarri më i madh në Palisades ka përparuar për 1000 hektarë gjatë natës dhe ka shkatërruar rreth 5300 objekte.

Afro 153 mijë persona janë evakuuar deri tani nga gjithë qarku.
Janë hapur strehimore të reja për personat e evakuuar.

FBI-ja është përfshirë gjithashtu në hetim. /Telegrafi/

Exit mobile version