Site icon Telegrafi

Çfarë deklaroi Bonucci për Juventusin, Thiago Mottan dhe Federico Chiesan

Ish-mbrojtësi legjendar i Juventusit, Leonardo Bonucci, thotë se ai pret të ‘argëtohet’ nga trajneri i ri i Bianconerëve, Thiago Motta, dhe gjithashtu ka dhënë një këshillë për yllin e Italisë, Federico Chiesa, në mes të pasigurisë për të ardhmen.

Gjatë bisedës së tij me mediat, Bonucci shpjegoi se ai ndjen se Juventusi është përmirësuar tashmë këtë verë pas blerjeve të Michele Di Gregorio, Douglas Luiz, Khephren Thuram dhe Juan Cabal.

Ai gjithashtu pret që Thiago Motta të sjellë emocione futbolli pas suksesit të tij sezonin e kaluar.

“Të qëndroj larg Juventusit, duke folur emocionalisht, është e pamundur për mua. Ishte dhe është pjesë e besimit tim në futboll dhe si pjesë e jetës sime si futbollist”.

Lexo po ashtu Thiago Motta prezantohet si trajner i Juventusit, flet rreth shumë gjërave në konferencën për shtyp

“Thiago Motta ka një skuadër të fortë, e cila është përmirësuar me blerjet e bëra. Ai do të na argëtojë dhe shpresoj se ai mund të kthehet në luftën për Scudetton, që nga fillimi dhe deri në fund”.

“Jam i sigurt se ai do të tregojë vlerën e tij. Ai ka karakteristikat e një trajneri të madh”, ka thënë Bonucci për Sky.

Bonucci gjithashtu pranoi se Federico Chiesa duhet të rivlerësojë prioritetet dhe objektivat e tij përpara sezonit 2024/25, por thotë se ai përfundimisht do të qëndrojë me Juventusin, pavarësisht lidhjeve me një largim nga “Allianz Stadium” .

Lexo po ashtu Juventus befason në skuadrën për udhëtimin stërvitor në Gjermani – mungojnë shumë yje

“Unë mendoj se ai duhet të kuptojë se çfarë dëshiron. Vitet e fundit ka pasur vështirësi nga ana fizike dhe karakteri, tani duhet të bëjë një hap tjetër për t’u bërë top-lojtar. Shpresoj që ai të jetë në Juventus”, deklaroi Bonucci. /Telegrafi/

Exit mobile version