Site icon Telegrafi

Certifikata origjinale e lindjes: Talenti i kërkuar nga shumë klube, Moukoko, akuzohet për falsifikim të moshës së tij

Adoleshenti më i kërkuar në botë, Youssouf Moukoko, 18 vjeçar, mund të jetë më i vjetër se sa pretendon ai, pasi në Gjermani u shfaq një certifikatë lindjeje që dëshmon se ai ka lindur në viti 2000.

Moukoko, i cili ka lindur në Yaounde, Kamerun, përpara se të transferohej në Gjermani në vitin 2014 ku u birësua, thuhet se është 22 vjeç, jo 18, sipas pretendimeve në Gjermani.

Sport.de shkruan se babai birësues i Moukokos ua dërgoi gazetarëve certifikatën origjinale të lindjes, por më vonë e ndaloi ligjërisht publikimin.

Në Gjermani, tani pretendohet se një certifikatë lindjeje e vitit 2000 me emrin Yousouffa Mohamadou, që i atribuohet Moukok, u zbulua në vitin 2022.

Sidoqoftë, Federata Gjermane e Futbollit mohoi me vendosmëri çdo paligjshmëri në dokumentacionin e lojtarit, ku data e lindjes së tij ishte 20 nëntor 2004.

Dyshime shtesë u ngritën sepse Moukoko dyshohet se kishte partnere dukshëm më të mëdha se ai në vitet e hershme të adoleshencës.

Moukoko, i cili luajti për Gjermaninë në Kupën e Botës, shënoi 11 gola dhe regjistroi tetë asistime në 59 paraqitje për Borussia Dortmund, duke u bërë futbollisti profesionist gjerman më i ri në vitin 2020 me vetëm 16 vjeç. /Telegrafi/

 

Exit mobile version