New York Knicks kanë triumfuar në udhëtim te Denver Nuggets me rezultat të thellë 145:118.
Knicks u imponuan që nga fillimi i lojës dhe avantazhi rritej vazhdimisht deri në fund të pjesës së parë, e cila përfundoi me rezultat 76:53.
Edhe pse Nuggets luftuan në pjesën tjetër të lojës, ata nuk arritën të bënin asgjë më shumë se sa lejuan që debakli të bëhej më i madh.
Më i miri në radhët e Knicks ishte Anunoby me 40 pikë dhe i shkëlqyer ishte edhe Towns me 30 pikë dhe 15 kërcime. Për vendasit më efektivi ishte Westbrook me 27 pikë.
NBA STANDINGS UPDATE ‼️
▪️ Thunder take over 1 seed in West
▪️ Celtics win 6th straight, become 15-3
▪️ Pistons move to 9th in EastDownload the NBA App for more: https://t.co/wV1YsrFUXw pic.twitter.com/gGuNEMi0D7
— NBA (@NBA) November 26, 2024
Knicks janë në vendin e katërt në Konferencën Lindore me 10 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa Nuggets janë në vendin e shtatë me rekordin 9-7.
Boston Celtics mposhti Los Angeles Clippers me rezultat 126:94 dhe siguroi vendin e dytë në Konferencën Lindore.
Në këtë ndeshje shkëlqeu basketbollisti kroat Ivica Zubac, i cili shënoi 23 pikë dhe shtoi 10 kërcime.
Megjithatë, ai ishte i vetëm në ekipin e tij, ndërsa Pritchard dhe Tatum bartën Boston duke shënuar nga 20 pikë. /Telegrafi/