Celine Dion ka marrë një pushim të obligueshëm, teksa po shërohet nga një problem shëndetësor.
Fituesja pesë herë e çmimit Grammy, anuloi pjesën e mbetur të turneut të saj Amerikës së Veriut “Courage World”, i cili ishte planifikuar për 9 mars deri më 22 prill.
Në një deklaratë të bërë të shtunën faqja e saj zyrtare vunë në dukje se ajo po trajtohet për “spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve”.
“Unë me të vërtetë shpresoja se do të isha mirë, por supozoj se duhet të jem më e duruar dhe të ndjek regjimin që mjekët e mi më përshkruajnë. Ka shumë organizim dhe përgatitje që shkon në shfaqjet tona, dhe kështu ne duhet të marrim vendime sot që do të ndikojnë në planet dy muaj më vonë”, shkroi ajo.
“Do të jem shumë e lumtur të kthehem në shëndet të plotë, si dhe të gjithë ne që po e kalojmë këtë pandemi dhe mezi pres të rikthehem përsëri në skenë. Ndërkohë, jam prekur shumë nga të gjitha fjalët i inkurajimit që të gjithë më dërgojnë në rrjetet sociale. Ndjej dashurinë dhe mbështetjen tuaj dhe kjo do të thotë bota për mua”, shtoi Dion, shkruan People.
53-vjeçarja performoi më parë 52 shfaqje në të gjithë Amerikën e Veriut për turneun, i cili u ndërpre me fillimin e pandemisë COVID-19 në mars 2020. Turneu do të rifillojë në maj me pjesën evropiane dhe të Lindjes së Mesme.
Dion më parë e shtyu performancat e saj në Las Vegas, e cila fillimisht ishte vendosur të hapej në teatrin “Resorts World” në nëntor. Ajo përmendi gjithashtu spazmat e saj të muskujve, të cilat e pengojnë atë të performojë dhe mbetet nën trajtim nga ekipi i saj mjekësor.
Këngëtarja kanadeze shprehu entuziazmin e saj për të shkuar në turneun e saj të parë të koncerteve në më shumë se një dekadë gjatë një ngjarjeje në Facebook Live që shpalli shfaqjet në prill 2019. /Telegrafi/