Bersant Celina është zgjedhur lojtari i ndeshjes Twente-Vitesse.
Mesfushori me tipare sulmuese i Përfaqësueses së Kosovës është notuar me notën më të lartë pas fitores 2-1 të skuadrës së tij ndaj Vitesses së Milot Rashicës.
Zgjedhja si futbollisti i ndeshjes dhe notimi pozitiv me 8.8 i Celinës vjen pas super paraqitjes në fundjavës, ku edhe shënoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e tij.
Në këtë takim u paraqit edhe mesfushori tjetër i Përfaqësueses së Kosovës, Miliot Rashica, i cili u zëvendësua në minutën e 28-të pas një lëndimi të pësuar.
Megjithatë, deri në kohën sa ishte në fushë, futbollisti nga Vushtrria pati paraqitje të mirë, ku në fund u notua me 6.1. /Telegrafi/
Twente:
Vitesse: