Bersant Celina e ka gjetur golin e parë me fanellën e Kasimpasas në Superligën e Turqisë.
Mesfushori nga Kosova ka qenë titullar si gjithnjë për klubin nga Stambolli teksa kanë marrë fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Gaziantep.
Celina gjeti golin e parë në kampionat, kur shënoi në minutën e 57-të pas asistimit nga Bahoken.
Ishte goli vendimtar në këtë takim, pasi mjaftoi për t’i dhuruar tre pikët Kasimpasas.
Me këtë fitore Kasimpasa ngritët në pozitën e nëntë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara.
Në këtë sfidë përveç Celinës për vendasit luajti edhe Florent Hadergjonaj si titullar.
Ndërkohë te skuadra mysafire nga banka rezervë në minutën e 73-të u aktivizua Valmir Veliu. /Telegrafi/