Site icon Telegrafi

Çelësat e mrekullisë së Francës – katër pikat kyçe të suksesit të ‘Gjelave’

Franca ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale të Euro 2024, duke vendosur një rekord historik. Asnjë kombëtare nuk ka arritur deri në këtë fazë duke mos shënuar ose pësuar një gol nga loja e hapur. Tre golat që ata kanë shënuar dy prej tyre kanë qenë autogola (Austria dhe Belgjika) ndërsa i treti ndaj Polonisë u shënua nga pika e bardhë.

Golin e vetëm që Franca e pësoi ishte po ashtu nga penalltia e realizuar nga Lewandowski. Franca nuk ishte në gjendje të kualifikohet nga grupi si lider, ndonëse cilësohej si favoriti kryesor për ta bërë, pasi mposhti Austrinë dhe barazoi në dy ndeshjet e tjera.

Ata kanë qenë në gjendje të fitojnë ndeshjet në kohë të rregullt, të parën dhe kundër Belgjikës në fazën e 1/8 së finales, ani pse ata kanë thyer ‘mallkimin’ e kohës shtesë dhe penalltive.

Që prej se e mposhtën Italinë në kohën shtesë në vitin 200, ata gjithmonë kanë humbur: humbën në Botërorin e vitit 2006 ndaj Italisë në penallti, në 2016 humbën finalen e Euro-s në kohën shtesë ndaj Portugalisë, në raundin e 1/8 së finales ndaj Zvicrës në 2021 humbën në penallti dhe në finalen e Botërorit të Katarit ndaj Argjentinës humbën po ashtu në penallti.

Lexo po ashtu Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Sidoqoftë, Franca ka diçka që shpjegon mrekullitë e saj dhe ndoshta nuk është diçka e re, sepse realiteti është se ka qenë shumë e vështirë që të fitosh për një kohë të gjatë.

Maignan, lider dhe siguri

Lloris, kapiteni i dekadës së kaluar u largua, por Franca kishte zëvendësuesin e tij. Maignan është njëri nga lojtarët kryesor të Deschamps. Ai ka bërë disa pritje të rëndësishme praktikisht në çdo ndeshje. Në moshën 28-vjeçare, ai është bëri njëri ndër portierët më të mirë në botë.

Ai i parandaloi dy gola të sigurt të Portugalisë, rasti më konkret i Bruno Fernandes dhe një tjetër gjuajtje të Bernardo Silvës. Maignan është i mirë me këmbë gjithashtu dhe transmeton besim tek bashkëlojtarët.

Saliba, mbrojtës i nivelit të lartë

Qendra e mbrojtjes tek Franca është një ‘muri i gjallë’. Saliba qëndron mbi të tjerët, pasi ka dëshmuar veten të jetë njëri ndër më të mirët në atë pozicion.

Qendërmbrojtësi i Arsenalit e konfirmoi sezonin e madh me ‘Topçinjtë’, aty ku ai i fitoi vetes çmimin si mbrojtësi më i mirë në Ligën Premier. Në Francë, ai tashmë po shihet si pasuesi ideal i Varanes, por Deschamps ka arritur gjithashtu ta rikuperojë versionin më të mirë të Upamecanos pas formës së tij të dobët tek Bayerni.

Kounde dhe Theo: dy mbrojtës krahu që mbrohen dhe sulmojnë mirë

Ylli i Barcelonës nuk pati sezonin më të mirë me klubin dhe shpeshherë tek Franca ishte kritikuar për paraqitjet e tij si mbrojtës i djathtë. Sidoqoftë, ai po e përmbush me sukses këtë rol në Euro 2024. Shumë i sigurtë në mbrojtje dhe me një prezencë të madhe në sulm.

Paraqitjet e Theos janë edhe më befasuese, pasi ai ka më shumë disiplinë taktike tek Milani dhe përkundër faktit që është munduar t’i thyej linjat e kundërshtarëve me vrapimet e tij, ai asnjëherë nuk është zënë në një pozitë të sikletshme.

Tchouaméni dhe Kante, muskuj dhe futboll

Kante u bë pjesë e ekipit në momentet e fundit dhe e ka fituar fanellën e titullarit. Ai po luan më i avancuar pasi ia ka lënë Tchouamenit pozicionin në qendër të mesfushës. Ylli i Al Ittihad duket se ka rikthyer pas vitet.

Tchouameni padyshim ka treguar pak nga secili aspekt i lojës. Ai nuk arriti të luajë në ndeshjen e parë për shkak të lëndimit, por tani është rikthyer dhe po tregon paraqitje të shkëlqyera, kjo jo vetëm për shkak të aftësive të tij defanzive, por edhe për lidershipin që po tregon në fushë dhe pasimet e gjata./Telegrafi/

Exit mobile version