Site icon Telegrafi

​Çeku: Jemi në pritje të përgjigjes së OVL-UÇK-së për shënimin e 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se janë në pritje të konfirmimit për pjesëmarrjen e Organizatave të Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), në Këshillin Shtetëror për shënimin e 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Ai në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë tha se të enjten është mbledhja e këshillit, ku duhet të tregohet bashkëpunim dhe unitet. Sipas tij, organizatat e dala nga lufta e kanë vendin aty.

“Ne ju kemi dërguar ftesë pasi janë në vendim të anëtarëve të këshillit organizativ të tri organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, ndërsa po presim konfirmimin e tyre. Dje kishim një deklarim publik nga njëri prej përfaqësuesve të këtyre organizatave i cili tha se do të bëjmë një konsultim të brendshëm të tri organizatave dhe do të marrin vendim. Ne i ftojmë që të jenë pjesë e këtij organizimi pasi aty e kanë vendin. Epopeja e UÇK-së është e të gjithëve dhe sidomos e atyre që kanë qenë pjesë e luftës. Në këtë drejtim nesër mbledhja duhet të tregojë bashkëpunim dhe unitet”, tha ai, raporton KP.

Lexo po ashtu Organizatat e UÇK-së nuk kanë vendosur nëse do të marrë pjesë në organizimin për epopesë

Çeku theksoi se çdo përpjekje për ta politizuar këtë moment të rëndësishëm, në rastin më të mirë duhet të injorohet.

“Çdo përpjekje për të politizuar një moment kaq të rëndësishëm dhe një datë kaq të rëndësishme të historisë besoj se duhet të injorohet në rastin më të mirë. Unë kam shumë përgjigje për propagandën që është bërë kinse qeveria Kurti është kundër kategorive të dala nga lufta. Të gjitha të dhënat, dëshmitë janë lehtë të qasshme dhe shumë lehtë mundet të rrëzohet kjo propagandë që është bërë çdo herë”, theksoi ai.

 

Exit mobile version