Telegrafi

Ceferin: Projekti i Superligës Evropiane ka vdekur, nuk është futboll dhe nuk do të flasim për të

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, ka thënë edhe një herë se projekti i Superligës Evropiane si kompeticion elitar i futbollit në Evropë ka “vdekur”, edhe pse ideja është riaktivizuar ditët e fundit.

Ceferin e përsëriti edhe një herë deklaratën e lartpërmendur sot në Buenos Aires, shkruan agjencia AP.

“Ne jemi këtu për të folur për futbollin dhe ky (Superliga Evropiane) nuk është futboll”, deklaroi ai.

Pak ditë më parë, tre klubet Real Madrid, Barcelona dhe Juventus nën drejtimin e gjermanit Bernd Reichart, ish-drejtues i televizionit RTL, nisën një përpjekje të re për të nisur Superligën Evropiane.

Ndër të tjera, këtë herë themeluesit u përmbajtën nga plani origjinal i një lige kryesisht të mbyllur me anëtar të përhershëm.

Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e klubeve gjermane, duke përfshirë edhe gjigantin bavarez Bayern Munich, shprehën edhe një herë kundërshtimin e tyre të qartë ndaj projektit, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Projekti i Superligës u ‘shemb’ shpejt në formën e tij origjinale në prill të 2021.

UEFA, e cila organizon kompeticionin më të rëndësishëm ndërkombëtar të klubeve për momentin, Ligën e Kampionëve, e kundërshtoi me forcë. Nga dymbëdhjetë klubet themeluese që fillimisht kërkuan Superligën, nëntë u tërhoqën nga projekti në vetëm pak orë.

Në hapat e ardhshëm, vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian do të jetë kyç, ku edhe UEFA dhe FIFA do ta marrin përgjigjen.

Pak kohë më parë, Real, Barcelona dhe Juventus ngritën një padi kundër UEFA-s dhe FIFA-s në gjykatën në Madrid për shpërdorim të dyshuar të pushtetit. Vendimi përfundimtar i pritet të merret në fillim të vitit 2023./Telegrafi/