Në platformën Apple+, së shpejti do të fillojë të shfaqet filmi me titullin “Lufta për Futbollin”, ku tema kryesore është themelimi i Superligës së Evropës, një super garë imagjinare e klubeve më të mëdha dhe më të pasura në botë, e cila është konkurrente direkt e Ligës së Kampionëve.
Në pjesën e parë të serialit, bashkëbisedues kryesor është njeriu i parë i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Marca ka nxjerr thëniet e tij më interesante dhe në një prej tyre ai kritikon ashpër Real Madridin.
“Ka shumë peshkaqenë që notojnë në detin e futbollit. Që kur dëgjova për herë të parë për Superligën, e dija se kush do të ishte në krye. Sepse ata janë ankuar publikisht për një kohë të gjatë që një klub si i tyre luan me klube më të vogla”.
“Ata mendojnë se janë një lloj klubi elitar që nuk duhet të kujdeset për askënd, sepse ata janë aq të rëndësishëm sa të gjithë duhet t’u përulen atyre. Ata janë Real Madridi dhe presidenti i tyre është Florentino Perez”, ka thënë Ceferin.
🎙| UEFA President Ceferin: “Florentino & Real Madrid think they’re some kind of an elite club that shouldn't care about anyone because they’re so important that everyone should bow down to them.” @marca #rmalive
— Madrid Zone (@theMadridZone) January 14, 2023
Seria përbëhet nga katër episode që duhet të shërbejnë për të kuptuar më mirë marrëdhënien mes lojtarëve kryesorë në futbollin ndërkombëtar, ku janë të ftuar disa nga protagonistët më të njohur nga bota e sportit më të njohur në botë./Telegrafi/