Partia Demokristiane në Gjermani e njohur si CDU që aktualisht qeverisë me vendin, gjatë fundjavës zgjedh liderin e ri.
E për vendin e shefit të ri të partisë më të fuqishme dhe pasuesit të Angela Merkel që udhëheq me Gjermaninë tash e 16 vite, po “luftojnë” Armin Laschet, 59-vjeç, Friedrich Merz, 65 dhe Norbert Röttgen, 55-vjeç, transmeton Telegrafi.
Siç raporton Deutsche Ëelle, bëhet fjalë për tre burra, juristë, katolikë e politikanë që vijnë nga rajoni gjerman Rajna-Ëestfali. Në zgjedhjet e Bundestagut në tetor të vitit 1994, treshja u bënë anëtarë të Parlamentit gjerman dhe atë të njëjtën kohë.
Röttgen ishte vetëm 29-vjeq, Laschet 33, e Merz më pak se 39 vjet. Që të tre kanë studiuar në Bon, por në kohë të ndryshme. Merz ishte në Parlamentin Evropian nga viti 1989 deri më 1994, ku prej atje si parlamentar solli me vete përvojat e para.
Laschet, Merz dhe Röttgen filluan punën si deputetë nga radhët e fundit të turmës, por shpejt gjithçka ndryshoi. Anëtarët e vjetër të Bundestagut kujtojnë se si fjalimet e tyre filluan të fitojnë vëmendjen e opinionit. /Telegrafi/