Vitin e kaluar, ishin në trend modelet më të vogla të çantave të femrave, ndërsa këtë vit situata është krejtësisht ndryshe
Ekspertët e modës kanë marrë vendim, – më moderne do të jenë modelet e thjeshta të mëdha të çantave në të cilat mund të vendosen bash çdo gjë që ju është e nevojshme, transmeton Telegrafi.
Gjëja e mirë është që janë praktike, mirëpo, pos kësaj, shkojnë me të gjitha kombinimet e veshjeve, nga ato të rastit, deri te më elegantet.
Ndër modelet të cilat e lehtësojnë jetën e përditshme dhe kanë hapësirë të mjaftueshme për të gjitha gjërat të cilat mund të na nevojiten gjithmonë kanë qenë çantat me ngarkesë.
Gjatë këtij viti më të popullarizuara do të jenë çantat ngjyrë të zezë, pra edhe përshtatja do të jetë krejtësisht e thjeshtë.
Realisht ia vlen të investohet në këtë model, sepse do ta bartni sa herë të dëshironi.
A jeni edhe ju adhuruese e modeleve të këtilla? Na shkruani nëpërmjet komenteve… /Telegrafi/