Çdo e pesta vajzë ngacmohet apo është viktimë e bulizmit për shkak të periodave, ndërkaq shumë tjera vuajnë në heshtje, thotë një studim i ri.
Nga pjesa e 14-21 vjeçareve që u kanë thënë hulumtuesve se kanë qenë viktima të ngacmimeve për shkak të periodave, 49% prej tyre kanë thënë se nuk kanë folur me askënd për abuzimin që po u bëhet, transmeton Telegrafi.
67% e vajzave të anketuara kanë thënë se abuzimi kryesisht ndodh në shkollë, ndërkaq 66% e kanë pranuar se kanë munguar në shkollë për shkak të periodave.
Pra, shumë vajza ende ballafaqohen me probleme të ndryshme rreth periodave.
Madje, një pjesë e madhe e tyre kanë turp t’ua përmendin ciklin menstrual edhe shoqeve të tyre femra.
Edhe kur e përfundojnë shkollën dhe pranohen në një shkollim më të lartë apo në botën e punës, ende mbesin disa tabu.
P.sh. shumë femra ende e ndjejnë nevojën se duhet t’i fshehin tamponët dhe e kanë të vështirë të flasin për simptomat e dhimbjeve menstruale – pavarësisht se kjo ndikon në aftësinë e tyre për të punuar.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar nga “Plan International UK”. /Telegrafi/