Kanadaja së shpejti do të shtypë “paralajmërimet direkte” në cigare në një lëvizje të parë botërore, njoftoi agjencia shëndetësore e vendit.
Paketimi i ri do të ketë një paralajmërim në çdo cigare me fraza të tilla si: “Cigaret shkaktojnë kancer” dhe “Helm në çdo thithje tymi”.
Rregullorja do të hyjë në fuqi më 1 gusht, tha Health Canada, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kjo është pjesë e një përpjekjeje për të reduktuar përdorimin e duhanit në Kanada në më pak se 5% deri në vitin 2035.
Në një njoftim të mërkurën, Health Canada tha se rregulloret e reja “do ta bëjnë praktikisht të pamundur shmangien e paralajmërimeve shëndetësore” për produktet e duhanit.
Agjencia shëndetësore parashikon që deri në prill të vitit 2025, shitësit me pakicë në Kanada do të mbajnë vetëm produkte të duhanit që përmbajnë etiketat e reja paralajmëruese direkt në cigare.
Masa thuhet se vjen pas një periudhe 75-ditore konsultimi publik që filloi vitin e kaluar. /Telegrafi/