Site icon Telegrafi

CatsMe, aplikacioni me Al që zbulon dhimbjet te macet

Në Japoni, ekziston një aplikacion që po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar: quhet CatsMe dhe siç sugjeron emri, ka të bëjë me macet.

Kjo nuk është për t’u habitur, pasi në Japoni ka shumë kafshë shtëpiake.

Bëhet e ditur se në vitin 2023 në shtetin japonez kishte pothuajse 16 milionë mace dhe qen, numër ky më i madh se i fëmijëve nën 15 vjeç.

Siç raportohet, Mayumi Kitakata ndër vite ka pasur disa mace, ndërsa së fundmi ka kërkuar ndihmën e Al për të zbuluar dhimbjen e mace së saj Chi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ajo është në një moshë ku do të shfaqen gjithnjë e më shumë sëmundje”, tha Kitakata.

Profesori i Universitetit Nihon, Kazuya Edamura, vuri në dukje se ndërsa veterinerët shpesh mund të tregojnë nëse një kafshë ka dhimbje, është më sfiduese për pronarët e kafshëve shtëpiake.

Sipas Edamura, mbi 70 për qind e maceve të moshuara kanë artrit ose dhimbje, por vetëm 2 për qind e tyre vizitojnë një spital.

CatsMe u zhvillua nga Carelogy, startup teknologjik dhe studiues në Universitetin Nihon.

Aplikacioni, i përdorur nga mbi 230 mijë klientë që nga fillimi i tij vitin e kaluar, thuhet se ofron mbi 95 për qind saktësi, që pritet të përmirësohet me më shumë të dhëna.

Fillimisht, AI për zbulimin e dhimbjes së maceve u prezantua si CPD (Cat Pain Detector) në vitinh 2023, por u riemërua si CatsMe në janar të vitit 2024.

Tani, aplikacioni ka kaluar në një shërbim bazë me pagesë, duke ofruar veçori të mëparshme ekskluzive për anëtarët premium. /Telegrafi/

Exit mobile version