Site icon Telegrafi

Cassano beson se Milani ka bërë nënshkrimin më të mirë të verës në Serie A

Ish-lojtari i Italisë, Antonio Cassano beson se Milani bëri nënshkrimin më të mirë në Serie A këtë verë me blerjen e Alvaro Moratas nga Atletico Madrid.

Cassano foli për Milanin, nënshkrimet e tyre verore dhe ndeshjen e parë në Serie A në një transmetim me Viva El Football.

Ai beson se nënshkrimi i ‘fenomenalit’ Morata ishte pjesa më e mirë e biznesit të përfunduar nga çdo skuadër e Serie A këtë verë, duke sugjeruar që ai të sjellë ‘diçka ndryshe’ në krahasim me lojtarët e tjerë në skuadrën e Paulo Fonsecas.

Spanjollit iu deshën më pak se gjysmë ore për të shënuar golin e parë në Serie A në karrierën e tij kuqezi, duke ardhur nga stoli për të shënuar të parin nga dy golat e ekipit të tij në një barazim emocionues 2-2 me Torinon në San Siro të shtunën mbrëma.

“Milani, për mendimin tim, ka bërë blerjen më të mirë në Serie A”, ka thënë fillimisht Cassano.

“Morata është një lojtar me një cilësi tjetër, ai është fantastik. Jam i lumtur edhe që ai shënoi. Ai nuk është stërvitur shumë me shokët e tij të rinj, por mund ta shihni nga larg se ai është një lloj lojtari ndryshe nga të tjerët. Ai është fenomenal”, përfundoi ish-ylli italian.

Lexo po ashtu Milani i pafat, Morata humb disa ndeshje shkaku i lëndimit

Kuqezinjtë paguan një tarifë prej 13 milionë euro për të aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën e mëparshme të Moratas me Atletico Madrid.

Fatkeqësisht për Paulo Fonseca dhe për Cassano, Morata ka pësuar një dëmtim muskulor dhe pritet të përjashtohet nga një ose dy ndeshjet e ardhshme të ligës. /Telegrafi/

Exit mobile version