Iker Casillas e sheh Portugalinë si favoritin kryesor për ta fituar Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.
Ish-portieri legjendar spanjoll e ka bërë favorit Portugalinë për faktin se në radhët e veta portugezët kanë pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon.
Casillas dhe Ronaldo kanë qenë bashkëlojtarë për një kohë të gjatë te Real Madridi.
Spanjolli ka thënë se Ronaldo nuk është në Katar për pushime dhe se ai do të tentojë ta fitojë Kupën e Botës.
“Duket se Cristiano ka ardhur në Kupën e Botës si mysafir dhe njerëzit nuk e llogarisin për shkak të telasheve që ai ka te Manchester United”.
“Por unë e shoh si pretendentin kryesor për fitimin e ‘Këpucës së Artë'”, tha Casillas.
“Kur njerëzit flasin për Ronaldon, harrojnë atë që ai ka bërë. Por ai nuk harron, sepse ai e di se çfarë ka bërë. Gjithmonë do ta doja në ekipin tim”.
“Cristiano duhet të vazhdojë të luajë në nivel të lartë, pasi ai ka ende për të dhënë”, deklaroi Casillas. /Telegrafi/