Telegrafi

Casemiro pyetet: Bale apo Isco?

Getty Images

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, ka thënë se ata mund të startojnë edhe me Gareth Bale dhe Iscon në një formacion. 

Bale është kthyer nga dëmtimi, ndërsa Isco është duke e zhvilluar sezonin e tij më të mirë prej se ka ardhur te Real Madridi.

“Isco është në një nivel të mirë dhe Bale është shumë i rëndësishëm për ne. Jam me fat që jam lojtar dhe nuk do të më duhet të zgjedh”.

“Trajneri mund t’i fut në fushë vetëm 11 lojtarë. Është një vendim i vështirë. Ata mund të luanë bashkë por për këtë duhet ta pyesni trajnerin”.

“Jemi me fat që kemi dy lojtarë në një nivel të tillë”, ka thënë Casemiro.

Braziliani shtoi se ky sezon ka qenë perfekt pasi klubi ka fituar La Ligan, UEFA Superkupën dhe Botëroin për klub, por do të ishte edhe me madhështor nëse do ta fitonte edhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/