Casemiro po shijon sezonin e parë në Ligën Premier, pas kalimit nga Real Madrid te Manchester United.
Me ekipin e Ten Hag është përshtatur për mrekulli dhe është kthyer në liderin e mesfushës me angazhimin, pasionin dhe eksperiencën e tij.
Në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit, 31-vjeçari u ndal te diferenca që ekziston mes futbollit spanjoll dhe atij anglez.
“Liga Premier ndryshon nga La Liga: ka intensitet më të madh dhe ndeshjet janë më të vështira”.
“Luhet më shumë në tranzicion në Angli. Në Spanjë preferojnë stilin tiki-taka, siç e quajnë atje”.
“Ndërkohë, këtu futbolli është më i shpejtë dhe më sulmues”, ka thënë “shkatërruesi” i Manchester United. /Telegrafi/