Site icon Telegrafi

Casemiro e ka shkruar gabim emrin e tij në fanellë gjatë gjithë karrierës – ai e di, por nuk e ndryshon

Casemiro fitoi me Real Madridin pesë herë Ligën e Kampionëve dhe ishte tre herë kampion i La Ligas, duke krijuar një treshe të fortë në mesfushë me Luka Modric dhe Toni Kroos.

Casemiro i bëri të gjitha këto duke mbajtur emrin e gabuar në fanellën e tij, pasi edhe sot e mban atë në fanellën e Man United.

“Unë quhem Carlos Henrique Casimiro, me një ‘i’ në emër, jo një ‘e’ dhe duke qenë se kam luajtur një ndeshje të mirë, dhe zakonisht jam mjaft supersticioz, u thashë ta linin me kaq”.

“Ka qëndruar kështu… Ishte një gabim, dhe unë thashë se nuk ka nevojë të ndryshohet dhe kështu mund të qëndrojë”, ka thënë mesfushori i Manchester United.

Emri i tij i plotë është Carlos Henrique José Francisco Venancio Casimiro dhe debutoi me kombëtaren braziliane në vitin 2011 dhe që atëherë ka bërë 69 paraqitje për këtë përzgjedhje. /Telegrafi/

Exit mobile version