Menaxheri i Swanseas, Carlos Carvalhal, ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Liverpoolit se klubi nga Anfield është konsideruar prej tij si Formula 1.
Liverpooli mposhti liderin e pakontestueshëm duke ja shkaktuar humbjen e parë javë më parë, por vetëm të hënën humbi nga ekipi i fundit në tabelë.
Dhe, strategu i Swanseas kë një spjegim interesant për këtë. Ai krahason Liverpoolin me Formula 1.
AND BREATHE! 😅
3️⃣ MASSIVE POINTS! pic.twitter.com/bwOQuH7Inn
— Swansea City AFC (@SwansOfficial) January 22, 2018
“Unëu kërkova falje për këtë lojë. Kam thënë se Liverpooli është vërtet top ekip dhe është ekip i fortë, pro at janë si një Formula 1, e kur një Formula 1 e vendosni në trafikun e Londrës në ora 16:00 atëherë nuk do të ecë shpejtë”.
“Kjo është ajo që ne është dashur të bëjmë ndaj Liverpoolit, ta bëjmë të luajë një lojë që nuk pëlqen”, theksoi portugezi për Sky Sports.
“Ne patëm mundësinë për të shënuar një gol. Nuk ishte loja që ne dëshironim të bënim, por kushtet ishin të tilla dhe na nevojitej një fitore”.
“Unë tentoj t’u japë vetëbesim lojtarëve, ne organizohemi, besojmë shumë, por në fund mund edhe të mos i fitojmë ndeshjet”, tha Carvalhal. /Telegrafi/