Lajmi i ditës për tifozët e Real Madridit është rikthimi i Dani Carvajal.
Spanjolli i është kthyer stërvitjeve ku ka punuar me topin së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.
Mbrojtësi kishte probleme me zemër dhe kështu u detyrua të largohet nga fusha e blertë.
Në këtë sezon 25-vjeçari është paraqitur vetëm në gjashtë ndeshje në La Liga, ndërsa goli i mungon ende.
Carvajal është transferuar te Los Blancos nga Bayer Leverkuseni në vitin 2013.
Ende nuk është bërë publike koha kur lojtari do paraqitet në fushë për skuadrën e Zidanes, por besohet se do jetë në javën e parë të nentorit.
Ndeshja e ardhshme e Realit është ndaj Tottenhamit. /Telegraf/