Jamie Carragher ka tërhequr paralele mes menaxherit të Arsenalit, Mikel Arteta dhe Jose Mourinhos pas barazimit 2-2 të Topçinjve me Liverpoolin në shtëpi.
Arsenali ishte në avantazh nga minuta e 43-të, por pranoi golin e barazimit nëntë minuta para fundit të ndeshjes.
Legjenda angleze ka thënë se ka menduar për Artetan se është nxënës i Pep Guardiolas, por ai po del të jetë nxënës i Jose Mourinhos.
“Arsenali është interesant për t’u parë. Unë kam menduar për këtë për një kohë të gjatë sepse Mikel Arteta ka punuar me Pep Guardiolën dhe ne menduam se ai ishte nxënësi i Guardiolës”.
“Por nëse konsideroni dy trajnerët më të suksesshëm të 15 viteve të fundit, ju keni Pep Guardiolën në njërën anë dhe Mourinhon në anën tjetër”, tha Carragher.
Ai vazhdoi të sugjeroi se Arteta po evoluon në një trajner që të kujton Mourinhon, duke thënë: “Askush nuk e mendonte se do të ndodhte. Ndaj Liverpoolit në pjesën e dytë, futbollistët e Arsealit u tërhoqën”.
Arsenali bëri një fillim premtues, por strategjia e tyre mbrojtëse pas pjesës së parë, duke nxitur diskutime rreth evolucionit të tyre taktik nën Artetën. /Telegrafi/