Site icon Telegrafi

Cardi B zgjedh një manikyr plot me diamante dhe gjatësi ekstreme

Cardi B po i çon thonjtë e saj famëkeq në gjatësi të reja të çmendura.

Këngëtarja e “WAP”, tregoi manikyrin e saj më të çmendur deri më tani, duke zbuluar thonjtë me një ton neutral, në krye me zbukurime të ndryshme të mbuluar me diamante.

Dizajni – i cili duket se do të ishte më i përshtatshëm në një gjerdan sesa në thonjtë e saj – përfshinë emrin e saj, emrin e vajzës Kulture, fjalën “mama” dhe një gjarpër.

Cardi ndau një video të manikyrit të ri në Instagram, më vonë duke i postuar edhe në Twitter me mbishkrim, “Unë po i kthej thonjtë e mi në vitin 2014 përsëri”, duke iu referuar manisë së saj të shquar të së kaluarës.

Thonjtë e Cardi B kanë qenë prej kohësh nënshkrimi i saj, shpesh të gjatë dhe të zbukuruar me kristale Swarvoski.

https://twitter.com/iamcardib/status/1412232504275132416

Fansat ishin të impresionuar nga guximi i dukshëm i modelit të shfrenuar. “Unë e përgëzoj forcën e kësaj gruaje që mban jo vetëm peshën e një foshnje brenda saj … por edhe atë peshë të thonjve të saj”, komentoi një fans. /Telegrafi/

Exit mobile version