Site icon Telegrafi

Cardi B njofton se është shtatzënë me fëmijën e tretë pas kërkesës për divorc nga Offset

Cardi B

Cardi B njoftoi se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë të enjten, duke ndarë imazhe me një fustan të kuq të ndezur që ia ekspozon barkun e rrumbullakosur.

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi kishte paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, reperi i “Migos”, Offset.

Një burim konfirmoi për Associated Press se ajo bëri kërkesë për shkurorëzim.

Cardi B

“Kjo nuk bazohet në ndonjë incident të veçantë, ka kaluar një kohë e gjatë dhe është miqësore”.

Lexo po ashtu Cardi B kërkon divorcin nga Offset

Ajo paraqiti divorcin të mërkurën, raportoi Entertainment Tonight.

Cardi B

Në postimin e saj, Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Cephus, falënderon fëmijën për këtë moment të vështirë.

“Me çdo fund vjen një fillim i ri! Jam shumë mirënjohëse që e kam ndarë këtë sezon me ju, më keni sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha ripërtëritët fuqinë time”, ka shkruar ajo.

Cardi B dhe Offset

Çifti u martua në vitin 2017 dhe kanë dy fëmijë.

Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, ka gjithashtu tre fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. /Telegrafi/

Exit mobile version