Ndonëse jo gjithkush priste lajme kaq të mëdha, por Cardi B ishte ajo që la gojëhapur ndjekësit e saj.
Reperja e njohur ditën e djeshme (e diel) ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së dytë, shkruan Mirror.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka publikua një imazh nudo, duke vënë në fokus barkun e rrumbullakosur.
Ajo mbishkroi postimin: 2 offsetyrn.”
Offset ndau postimin në Instagram story së bashku me mbishkrimin: “Një tjetër bekim”.
Fytyrat e famshme dhe ndjekësit e dyshes ishin të shpejtë për të ndarë ngazëllimin e tyre në njoftim ndërsa morën pjesë në komentin e postimit të Cardi. /Telegrafi/