Reperja e popullarizuar, Cardi B, e kishte mirëpritur fëmijën e parë, vajzën e quajtur Kulture, me bashkëshortin e saj Offset me 10 korrik të vitit 2018. Muzikantët e festuan ditëlindjen e parë të vajzës, teksa ndanë me ndjekësit postime në rrjetet sociale.
Cardi ka ndarë një imazh të ëmbël bashkë me vajzën dhe duket se mezi e ka pritur orën dymbëdhjetë për të uruar.
Nga ana tjetër, Offset po ashtu ka ndarë një fotografi të vajzës me përshkrimin: “Ju jeni perfekte. Urime ditëlindjen e parë. Të dua”.
Reperja javë më parë i bëri vajzës dhuratë për ditëlindje në vlerë prej 100 mijë dollarësh, të punuar nga gjiganti i bizhuterive Eliantte.
Përndryshe, 26-vjeçarja është martuar në fshehtësi me reperin e lartpërmendur në vitin 2017, ndërsa një kohë të gjatë lidhja e tyre ka qenë në krizë. /Telegrafi/