Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T, është mjaft aktiv me projekte muzikore.
Derisa po përgatitet për koncertin e parë në karrierën e tij, ai bën të ditur se ka gati edhe një këngë të re.
28-vjeçari në llogarinë personale, Instagram ka ndarë me ndjekësit një pjesë të shkurtër të këtij projekti, i cili pritet të publikohet me datën 4 gusht.
“4 gusht/12:00”, ka shkruar Kapo krahas videos, teksa shihet se pjesë e klipit është edhe modelja Françeska Jaçe dhe kënga e tij titullohet “Sytë e tu”.
Ndërkohë, Capital T me 19 shtator ka paralajmëruar një koncert të madh solistik në Tiranë.
Ndryshe, “Fustani” është kënga e fundit e publikuar nga reperi dhe në YouTube ka kaluar mbi 14 milionë klikime. /Telegrafi/