Reperi Capital T më 11 gusht do të mbajë koncertin “Time Capsule II” në Prishtinë.
Në një ndejë private të organizuar në kryeqytet, ai ftoi miqtë dhe bashkëpunëtorët më të besuar për një festë private para-koncertit.
Telegrafi ishte prezent në këtë mbrëmje, ku shumë prej yjeve pjesëmarrës nuk hezituan që t’i ndajnë emocionet e tyre për koncertin gjigant të reperit prishtinas.
Shumë prej tyre patën pritshmëri të mëdha mbi këtë ngjarje, duke iu referuar koncertit të fundit “Time Capsule” që reperi organizoi në Tiranë para disa viteve.
“Sonte po kaloj shumë mire, shumë njerëz që I njoh, dosta, tepër mire. Prej koncertit të Capital T po pres që me qenë shumë mirë, duke e ditur që Capital T është i pari që e ka bërë një koncert të përmasave të mëdha në Shqipëri para disa viteve”, tha basketbollisti i njohur Fis Juniku – njëherësh ish-banor i Big Brother VIP Kosova.
Edhe modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, nuk i kurseu lëvdatat për reperin – duke thënë se është shumë krenare për të arriturat e tij, pasi e ka njohur që nga fillimet e karrierës.
“Unë kaloj gjithmonë super mire kur kam shoqëri të mire, njerëz të mirëfilltë, njerëz që janë të mirë sikur Capital T. Unë e kam shok Trimin që nga 2009-ta, 2010-ta, na faktikisht jemi rritur bashkë edhe është një artist shumë i mirë edhe i uroj vetëm suksese, sepse e meriton. Është një djalë që meriton”, u shpreh ajo.
E aktorja e njohur, Shota Baraliu, ndonëse arriti pak me vonesë në mbrëmje, nuk hezitoi të fliste para Telegrafit dhe të shpaloste emocionet e saj për koncertin e së premtes.
“Me thënë të drejtën sapo erdha. Prej Capital T sigurisht që pritet diçka e madhe, ai është ndër këngëtarët e parë që e ka mbajtur në Tiranë koncertin live. Ka pasur super koncert, super performancë edhe po besoj shumë mysafirë të mirë do të ketë”, tha Baraliu.
Përgjatë mbrëmjes, Capital T prezantoi edhe idenë e realizimit të këtij koncerti, e cila ka qenë një ëndërr e kahmotshme për të.
“Është një ëndërr që e kam pasur që kur kam qenë fëmijë. Sa herë kam kaluar nga stadiumi, kam ëndërruar që ta mbushë atë stadium. Çfarë po dua të them është se jam shumë krenar që vij me këtë event në kryeqytet, që fatkeqësisht më vjen keq ta them është shumë i varfër sa i përket eventeve” , tha reperi në fjalimin e mbajtur para adueincës.
Biletat për koncertin e reperit mund t’i gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/