Site icon Telegrafi

Capello: Juve gaboi me Comanin njësoj sikurse me Henryn

Kingsley Coman (Foto: Franck Fife/Pool via Getty Images/Guliver)

Fabio Capello e ka akuzuar Juventusin se e ka përsëritur gabimin e njëjtë me Kingsley Comanin, njësoj sikurse me Thierry Henryn, duke i larguar shumë herët.

Anësori francez ishte pjesë e Zonjës së Vjetër gjatë viteve 2014-2017, mirëpo qëndroi vetëm një sezon pasi u transferua te Bayern Munichu (në vitin 2015), fillimisht duke u huazuar për dy sezone dhe pastaj bavarezët e blenë kartonin e tij. Ai e shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.

“Coman konsiderohet aq i mirë saqë të luajë nga minuta e parë në finalen e Ligës së Kampionëve për Bayern Munichun”.

Kingsley Coman si lojtar i Juventusit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Duket se Juventusi po vazhdon t’i përsërisë të njëjtat gabime. Henry erdhi i ri te Juventusi, ata e lejuan të largohej dhe pastaj lulëzoi te Arsenali”.

Lexo po ashtu Bayerni hyn në listën e tri skuadrave që kanë shënuar 500 e më shumë gola në Ligën e Kampionëve

“Coman po ndjek rrugë të njëjtë tash në Munih. Kur e sheh cilësinë, duhet ta kesh durimin për të pritur. Nuk mund të presësh që një lojtar i ri të jetë menjëherë protagonist në nivelin më të lartë”, ka deklaruar Capello për Sky Sport Italia.

Thiery Henry si lojtar i Juventusit (Foto: Allsport UK /Allsport/Getty Images/Guliver)

24-vjeçari ishte shumë i ri kur iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germaini në vitin 2014 dhe pas një sezoni shkoi në Allianz Arena. Për huazimin dyvjeçar, Bayerni pagoi shtatë milionë euro, ndërsa edhe 21 milionë të tjera kur e bleu kartonin e tij.

Zonja e Vjetër pagoi 12.5 milionë euro kur e bleu Henryn nga Monaco në janar të vitit 1999, ndërsa e shiti te Arsenali për 16 milionë euro në fund të sezonit. /Telegrafi/

Exit mobile version