Site icon Telegrafi

Çanta Chanel, pantallona a la Audrey Hepburn, syze vamp: Meghan Markle është personifikim i një ikone mode

Profimedia

Meghan Markle nuk është dukur kurrë më mirë! Ajo duket se e pëlqen lirinë e saj

Edhe pse ajo dhe bashkëshorti i saj Princi Harry ndiqen nga skandale në çdo hap, Meghan Markle është fotografuar në Hollywood kur po dilte nga një restorant fantastik ku ka shijuar drekën me miqtë e saj.

Ende nuk dihet nëse çifti i arratisur do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles, por fakti që mbreti shpalli zyrtarisht djalin dhe vajzën e tyre, Archie dhe Lilibet, si princ dhe princeshë dhe në këtë mënyrë i ofroi edhe një herë dorën e pajtimit Princit Harry dhe Meghan Markle, të cilët tashmë kanë folur shumë keq për familjen mbretërore, transmeton Telegrafi.

Profimedia

Megan për këtë rast ka zgjedhur një veshje të zezë femrash të përbërë nga një pallto dhe pantallona kapri, të cilat i ka rifreskuar me pantofla të bardha “mulles” dhe një çantë të shtrenjtë Chanel. Për bizhuteri ajo mbante vathë të bukur me perla, ndërsa në fytyrë kishte syze dielli vamp dhe një topuz të ngushtë që vetëm i vinte në pah fytyrën e bukur.

Profimedia

Pas drekës, Meghan u nis për në Montecito, një lagje në Kaliforni ku ajo jeton me Princin Harry dhe fëmijët e saj prej disa vitesh, ndërsa fqinjët e saj janë Oprah Winfrey dhe Ellen DeGeneres.

Profimedia

/Telegrafi/

Exit mobile version