Paolo Cannavaro nuk e gjykon largimin e Gonzalo Higuainit te Juventusi, por sipas tij tifozët e klubit nuk do t’ia falin asnjëherë këtë lëvizje.
Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Napolit është njëri i fundit që ka folur rreth ‘tradhtisë’ që sulmuesi argjentinas i ka bërë klubit napolitan, duke kaluar te rivalët e ‘Zonjës së Vjetër’.
“Unë nuk e gjykoj atë për zgjedhjen e Juves, pasi mund të ketë qenë Real Madrid ose ndonjë klub tjetër”, ka thënë Cannavaro për Radio CRC, transmeton Telegrafi.
“Pjesa më e keqe është se ai nuk ka dalë asnjëherë para tifozëve për të shpjeguar vetveten”.
“Tifozët e Napolit asnjëherë nuk do ta falin atë”, përfundoi ish-kapiteni i Napolit. /Telegrafi/