Presidenti i Nderit i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, akuzoi Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë dhe Kishën Ortodokse Serbe (SPC) se kanë një plan për t’i shkatërruar kutitë e votimit në zgjedhjet e nesërme në Mal të Zi.
“Informatat po ju rrjedhin nga shërbimi juaj, zotërinj nga FSB dhe SPC. Tashmë dihet plani i shkatërrimit të kutive të votimit në Bijelo Polje, Rozhajë, Petnjicë, Nikshiq e sigurisht edhe në Podgoricë”, ka shkruar ai në Twitter.
Ai më tutje shtoi se kësaj radhe kjo nuk do të funksionojë për ta.
Kujtojmë se sot janë kontrolluar disa lokacione dhe po punohet për mbledhjen e provave. Disa persona po merr në pyetje nën dyshimin se kanë kryer vepra penale.
Curi vam iz službe gospodo iz FSB i SPC … Zna se već za plan razbijanja kutija u Bijelom Polju, Rožajama, Petnjici, Nikšiću, a, naravno, i Podgorici. Da se ponove izbori kada dijaspora ode nazad na posao. Neće vam proći.
— Nenad Čanak 🇺🇦 🇬🇪 (@XXLTulip) April 1, 2023
Në njërin nga kontrollet, policia e Podgoricës ka gjetur material zgjedhore të vulosura, ndërsa në tjetrin ka gjetur lista zgjedhore dhe kopje të kartave të identitetit. Për gjithçka është vënë në dijeni prokuroria.
Po ashtu, në polici dhe në prokurorinë e Bijelo Poljes është raportuar se persona të panjohur kanë tentuar t’u marrin kartat e identitetit banorëve të “Shtëpisë së Pleqve”.
Të dielën, do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilin kandidat janë presidenti aktual, Milo Gjukanoviq (DPS) dhe Jakov Milatoviq (Evropa Tani). /Telegrafi/