Site icon Telegrafi

Can Yamanit do t’i priten flokët!

Can Yaman (Foto: Instagram/canyaman)

Tash e një kohë është përfolur se aktori shumë i pëlqyer, Can Yaman, do të kryejë shërbimin ushtarak.

Ai besohet se do të kryejë këtë detyrë në janar të vitit 2020, gjë që do ta bëjë të largohet pak nga projektet filmike.”Unë do të shkoj në ushtri në janar, flokët do të më priten”, ka thënë ai.

Natyrisht se ky do të jetë një ndryshim i madh për të pasi i ka qëndruar gjithnjë besnik këtij stili të flokëve.

Theksojmë se 29-vjeçari u bë i famshëm në saje të paraqitjes në serialin filmik, “Erkenci Kus”, ku luan edhe Demet Ozdemir.

Me këtë të fundit, ai thuhet se ka filluar një romancë të re, ku janë fotografuar nga paparacët duke u ledhatuar në një klub nate.

Ndryshe, Yaman muaj më parë kishte pranuar se ka prejardhje shqiptare duke thënë se vjen nga Prishtina. /Telegrafi/

 

Exit mobile version