Interi ka kaluar në epërsi ndaj Milanit në derbin që po luhet në kuadër të javës së 12-të në Serie A.
Nerazzurët e filluan mjaftë mirë takimin, duke krijuar mundësinë për gol në minutën e nëntë.
Franck Kessie bëri një ndërhyrje të palejueshme në Hakan Calhanoglun, derisa gjyqtari bëri me shenjë në pikën e bardhë.
Pas një rishikimi nga VAR-i, u bë e ditur se ishte penallti dhe atë në gol e konvertoi pikërisht mesfushori turk që e fitoi atë.
Ky ishte goli i dytë i Calhanoglut, derisa ka edhe dy asistime në këtë sezon të Serie A-së. /Telegrafi/
https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1457437972953980937