Riccardo Calafiori, nënshkrimi i fundit i Arsenalit nga Bologna, është parë duke takuar bashkëlojtarët e tij të rinj për herë të parë.
Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili iu bashkua Topçinjve me një kontratë afatgjatë, u mirëprit ngrohtësisht nga skuadra në SHBA.
Teksa Calafiori u prezantua nga trajneri Mikel Arteta, ai u prit me duartrokitje nga bashkëlojtarët e rinj.
Mbrojtësi i ri, i cili ishte pjesë e skuadrës së Italisë për Euro 2024, dukej i emocionuar që do t’i bashkohej skuadrës.
Rrugëtimi i Calafiorit drejt Arsenalit filloi në akademinë e të rinjve te Roma, ku ai kaloi 12 vjet duke zhvilluar aftësitë e tij.
Ai gjithashtu fitoi përvojë të vlefshme në huazim te Genoa gjatë sezonit 2021/22.
Me paraqitjet e tij mbresëlënëse në Bologna dhe përvojën me kombëtaren italiane, Calafiori pritet të ketë një ndikim të madh te Arsenali. Dhe, ai mund të bëjë debutimin e tij që të enjten kundër Liverpoolit. /Telegrafi/