Site icon Telegrafi

Calabria dëshiron të vazhdojë me Milanin me të njëjtat kushte

(Foto: Instagram/davidecalabria2)

Mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria, dëshiron ta vazhdojë qëndrimin në San Siro edhe pas vitit 2022.

23-vjeçari ka bërë paraqitje të mira nën drejtimin e Stefano Piolit, ndërsa Tuttosport raporton se ai dëshiron të qëndrojë më gjatë te klubi italian.

Kontrata e tanishme e mbrojtësit të krahut skadon në qershor 2022, ndërsa Calabria është i gatshëm që ta nënshkruajë vazhdimin me të njëjtat kushte që i ka tani.

(Foto: Instagram/davidecalabria2)

Futbollisti italian i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet e Serie A këtë sezon duke u ndihmuar kuqezinjve të qëndrojnë në krye të tabelës me 17 pikë.

Calabria përfiton rreth dy milionë euro në sezon dhe shpreson që ta zgjatë sa më shpejt kontratën. /Telegrafi/

Exit mobile version