Site icon Telegrafi

Bytyqi: Për të njëjtat produkte kemi çmime më të larta se në Gjermani, dikush po përfiton në shpinë të popullit

“Nëse qeveria do të zbatonte Ligjin për praktikat e padrejta tregtare, plotësisht sipas qëllimit, do të sillte rregullim në treg dhe nuk do të na ndodhte një fenomen i tillë. Imagjinoni, në një nivel të ulët inflacioni, të keni rritje të çmimeve që janë dhjetë herë më të larta se inflacioni. Ky është një fenomen. Pra nuk mund të kesh të njëjtin produkt 30 kilometra nga Shkupi që është dy herë më i lirë. Dhe ky është një produkt që nuk prodhohet në Ballkan, por në Gjermani, nuk është e mundur. Pra, dikush këtu dëshiron të përfitojë dhe të godasë xhepat e qytetarëve”, tha deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi.

“Shteti duhet të hyjë në rregullimin e tregut përmes rregullimit të instrumenteve të caktuara, si ligji për praktikat e padrejta tregtare, i cili duhet të zbatohet plotësisht. Qeveria nuk është ajo që duhet të mbrojë interesat e biznesmenëve, por interesat e qytetarëve, sepse aty e nxjerr legjitimitetin”, tha Bytyqi.

Ai iu referua moszbatimit të Ligjit për praktikat tregtare, çmimet e larta në tregje, por edhe grupin e masave të propozuara nga grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicioni.

Bytyqi theksoi se grupi i masave do të ulte çmimet deri në 30%, si dhe me zbatimin e Ligjit për masa të padrejta tregtare.

“Gjatë qeverisjes sonë kemi pasur edhe inflacion, por kemi pasur rritje të pagave dhe të ardhurave. Realisht standardi i jetesës edhe atëherë u rrit, por pagat u rritën. Tani kemi rritur shpenzimet e jetesës, shpenzojmë më shumë, pagat janë në stagnim, madje edhe paga mesatare është duke u ulur”, tha Bytyqi./Telegrafi/

Exit mobile version