Artistja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, duket se ka gati projektin e ri muzikor.
Kështu të paktën ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.
Ajo ka zbuluar titullin e këngës që është “Bye Bye” dhe njofton se po vjen së shpejti.
“Bye bye, shumë shpejt”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Në bazë të një pjese të ndarë, Ana duket në top formë dhe nuk ka dyshim se një gjë e bukur po vjen.
Bukuroshja nga Peja tashmë po operon si artiste e vetme pasi vetëm disa muaj më parë zbuloi se ka ndërprerë punët me të gjithë bashkëpunëtorët.
Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë ka përgatitur për fansat dhe publikun. /Telegrafi/